Year: 2012
Type: conference-paper
Abstract: Përdorimi i shqipes në disa programe të radiove kombëtare të shteteve të Ballkanit ka një traditë shumëvjeçare. Ky përdorim paraqet një interes të veçantë nga këndvështrimi fonetik sepse tregon cilat janë bazat gjuhësore të përbashkëta dhe cilat janë përjashtimet, d. m. th. ku, kur dhe pse arrihen apo nuk arrihen pikësynimet që kërkohen për një realizim të përsosur të shprehjes tingullore të shqipes. Do të analizohen pesëmbëdhjetë lajme nga emisione të radiove kombëtare të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë dhe Turqisë dhe do të paraqiten rezultate objektive të nxjerra me metodën e fonetikës eksperimentale, së bashku me transkriptimet dhe përshkrimet gjuhësore përkatëse.
Author: Giovanni Belluscio
Language: Albanian
Subfield: Experimental and Cognitive Psychology
Field: Psychology
Domain: Social Sciences
Open Access status: green
OpenAlex ID: W2943418019
