Year: 2015
Type: book
Abstract: Ky libër shqyrton procesin e emërtimit të vendeve dhe popullsive në Ballkanin e ditëve të sotme. Përgjatë dy dekadave të fundit, vendeve të rajonit u kanë dale përpara sfida që kanë të bëjnë me emërtimet kolektive : nevoja për të emërtuar shtetet e reja të dala nga shpërbërja e Jugosllavisë, afirmimi identitar i minoriteteve etnike apo kombëtare, si edhe dalja në skenë e kategorive të reja të popullsisë. Duke filluar nga Rumania e deri në Greqi, nga Turqia e deri në Kroaci, tekstet e përfshira në këtë libër synojnë të shpjegojnë këto procese në kontekstin ballkanik. Katër janë temat kryesore që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve në këtë libër : emërtimi i “vllehëve”, që janë një popullsi e shpërndarë në krejt gadishullin, por që është e lëvizshme dhe e vështirë për t’u dalluar ; emërtimi i grupeve minoritare ose të dala nga gjiri i emigracionit në Greqi ; politikat toponimike të përpunuara në shekujt XIX dhe XX në vendet e rajonit ; nocioni i autoktonisë dhe artikulimi i tij përmes emërtimit të vendeve dhe grupeve të njerëzve
Source: HAL
Authors: de Rapper, Gilles, Sintès, Pierre
Language: Albanian
Subfield: Cultural Studies
Field: Social Sciences
Domain: Social Sciences
Open Access status: green
OpenAlex ID: W2665169288
