Year: 2025
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtojë ndikimin e menaxhimit efektiv të konflikteve në motivimin dhe performancën e punonjësve, duke analizuar gjithashtu rolin e variablave demografikë si gjinia, mosha, niveli i edukimit dhe statusi social. Në hulumtim morën pjesë 108 punonjës të bizneseve të shoqatës “Esnaf” në Prizren (54 femra dhe 54 meshkuj). U përdorën dy instrumente: shkalla CRQ Job Performance (16 artikuj, α = .88) dhe Rahim Organizational Conflict Inventory–II (25 artikuj, α = .87). Rezultatet treguan ndërlidhje pozitive dhe domethënëse midis motivimit, performancës dhe perceptimit të konflikteve (r = .640; r = .371; r = .321; p < .001). Analizat ANOVA nuk zbuluan dallime të rëndësishme statistikisht sipas moshës, edukimit apo statusit social. Përfundimet tregojnë se menaxhimi efektiv i konflikteve ndikon pozitivisht në motivim dhe performancë, ndërsa faktorët demografikë nuk kanë rol të madh.
Author: Zurnagji Gjejlani, Elif
Institution: AAB College
Language: Albanian
Domain: Social Sciences
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224971041
