Ndërlidhja Ndërmjet Mbështetjes Sociale Dhe Mirëqenjes Psikologjike Te Të Rriturit Aktiv Në Punë Në Kosovë
Year: 2026
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Mirëqenia psikologjike përbën një komponent thelbësor të shëndetit mendor dhe të funksionimit të përgjithshëm të individëve aktivë në punë, veçanërisht në kontekstin e rritjes së kërkesave profesionale dhe stresorëve të përditshëm. Ky studim synon të shqyrtojë ndërlidhjen ndërmjet mbështetjes sociale të perceptuar dhe mirëqenies psikologjike tek të rriturit aktivë në punë në Kosovë, duke analizuar gjithashtu rolin e stresit të perceptuar si faktor ndikues në këtë marrëdhënie. Hulumtimi është realizuar përmes një qasjeje kuantitative me dizajn korrelacional, duke përfshirë një mostër prej 250 pjesëmarrësish (N = 250), të përzgjedhur përmes mostrimit jo-probabilistik të qëllimshëm. Të dhënat janë mbledhur përmes instrumenteve psikometrike të standardizuara: Shkalla e Stresit të Perceptuar (PSS-10), Shkalla Multidimensionale e Mbështetjes Sociale të Perceptuar (MSPSS) dhe Shkalla e Mirëqenies Psikologjike, të administruara me shkallë Likert 1–5. Analiza e të dhënave është realizuar përmes programit statistikor SPSS, duke përfshirë analiza deskriptive, korrelacionale, regresive dhe krahasuese. Rezultatet e pritshme synojnë të konfirmojnë ekzistencën e një ndërlidhjeje pozitive ndërmjet mbështetjes sociale dhe mirëqenies psikologjike, si dhe një ndërlidhjeje negative ndërmjet mbështetjes sociale dhe stresit të perceptuar. Studimi kontribuon në pasurimin e literaturës empirike në kontekstin kosovar dhe ofron baza të rëndësishme për zhvillimin e ndërhyrjeve psikoedukative dhe strategjive parandaluese që synojnë forcimin e mbështetjes sociale dhe promovimin e shëndetit mendor tek të rriturit aktivë në punë.
Author: Zenunaj, Aurela
Institution: AAB College
Language: Albanian
Subfield: Clinical Psychology
Field: Psychology
Domain: Social Sciences
Keywords: perceived social support, psychological well-being, working-age adults, working population, perceived stress, PSS-10, psychological well-being scale, mental health, occupational stress, gender differences, age differences, educational attainment, marital status, employment status, household income, urban-rural differences
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224972496
