Ndërlidhja E Sensitivitetit Të Procesimit Sensorik Me Nivelin E Ankthit Te Të Rinjtë Në Komunën E Prishtinës
Year: 2025
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Sensitiviteti i Procesimit Sensorik (SPS) është një tipar i personalitetit i karakterizuar nga procesimi i thellë kognitiv, reaktiviteti emocional dhe ndjeshmëria e shtuar ndaj stimujve mjedisorë. Ky studim kishte për qëllim të eksplorojë marrëdhënien ndërmjet SPS dhe ankthit, si dhe dallimet gjinore në nivelet e SPS te të rinjtë në Komunën e Prishtinës. Janë përfshirë 160 pjesëmarrës të cilët plotësuan Shkallën e Personit Shumë të Ndjeshëm (HSPS) dhe Inventarin e Ankthit nga Beck (BAI). Rezultatet treguan një ndërlidhje pozitive dhe domethënëse mes SPS dhe ankthit (r = 0.588, p < .01), duke sugjeruar se individët me nivele më të larta të SPS raportojnë më shumë ankth. Gjithashtu, u gjet se femrat kishin nivele më të larta si në SPS ashtu edhe në ankth krahasuar me meshkujt. Gjetjet theksojnë rëndësinë e ndërhyrjeve të përshtatura për individët shumë të ndjeshëm, me synim lehtësimin e mbistimulimit dhe përballimin e distresit emocional.
Author: Kada, Yll
Institution: AAB College
Language: Albanian
Subfield: Clinical Psychology
Field: Psychology
Domain: Social Sciences
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224974043
