Work

Lidhja Mes Përvojave Të Pakëndshme Në Fëmijëri Dhe Ashpërsisë Së Simptomave Të Ankthit Social

Year: 2026
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtojë ndërlidhjen ndërmjet përvojave të pakëndshme gjatë fëmijërisë (ACEs) dhe ashpërsisë së simptomave të çrregullimit të ankthit social (SAD), si dhe dallimet gjinore në këtë marrëdhënie tek të rinjtë 18–30 vjeç në Kosovë. Studimi përdori një dizajn korrelacional transversal me 150 pjesëmarrës, të cilët plotësuan pyetësorët ACE-Q dhe LSAS-SR të përshtatur për kontekstin kosovar. Mosha mesatare ishte M = 24.53 (SD = 3.54). Rezultatet treguan një lidhje pozitive dhe të moderuar ndërmjet ACE-ve dhe simptomave të SAD (r = .56, p < .001). Analizat sipas gjinisë zbuluan një lidhje më të fortë tek meshkujt (r = .73) krahasuar me femrat (r = .40). Mostra ishte kryesisht femërore dhe urbane, me shumicën e pjesëmarrësve me arsim universitar dhe të punësuar. Gjetjet theksojnë ndikimin afatgjatë të përvojave të hershme negative në shëndetin mendor dhe nënvizojnë rëndësinë e qasjeve parandaluese dhe ndërhyrjeve të ndjeshme ndaj gjinisë në trajtimin e ankthit social tek të rinjtë në Kosovë.
Institution: AAB College
Language: Albanian
Field: Psychology
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224977175
Cites: 50
Cited by:
Related to: 10