Work

Ndërlidhja Në Mes Tipave Të Personaitetit Dhe Motivimit Në Punë Tek Punonjësitë E Policisë Së Kosovës

Year: 2025
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Ky punim ka për qëllim të zbulojë lidhjen e personalitetit sipas teorisë Big Five, pra tipareve të ekstroversionit, pajtueshmërisë, ndërgjegjshmërisë, hapjes ndaj përvojave dhe neuroticizmit, me nivelin e motivimit te punonjësit e Policisë së Kosovës. Po ashtu, me anë të këtij hulumtimi synohet të identifikohen dallime të mundshme mes këtyre tipareve dhe faktorëve demografikë si mosha, gjinia dhe niveli i arsimimit. Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë gjithsej 105 pjesëmarrës, të gjithë punonjës të Policisë së Kosovës. Mostra është zgjedhur në mënyrë të rastësishme, në total ishin 56 femra dhe 49 meshkuj, duke siguruar kështu një përfaqësim të balancuar gjinor. Gjetjet e analizës Pearson, në hipotezën e parë, treguan një lidhje pozitive dhe domethënëse mes ndërgjegjshmërisë dhe pajtueshmërisë me nivelin e motivimit. Analiza e ANOVA-s e kryer për hipotezën e dytë evidentoi dallime të rëndësishme mes grupmoshave, ku grupi 18–25 vjeç shfaqi nivel më të lartë të pajtueshmërisë. Ndërkaq, faktorë si vendbanimi, niveli i shkollimit dhe pozita në punë nuk rezultuan me ndikim të madh në tiparet e personalitetit. Për hipotezën e tretë, u konstatua një lidhje e rëndësishme mes nivelit të arsimimit dhe motivimit në punë, duke sugjeruar se arsimi luan rol të rëndësishëm në rritjen e motivimit, ndërsa faktorët e tjerë socio-demografikë rezultuan me ndikim të kufizuar. Këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e tipareve të personalitetit dhe arsimimit në kuptimin dhe përmirësimin e motivimit në vendin e punës.
Institution: AAB College
Language: Albanian
Field: Psychology
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224980138
Cites: 49
Cited by:
Related to: 10