Work

Efektet E Mbështetjes Sociale Ndërkolegiale Në Shëndetin Mendor Dhe Mirëqenien E Punonjësve

Year: 2026
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Shëndeti mendor dhe mirëqenia e punonjësve janë bërë shumë të rëndësishme për organizatat, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në performancën, motivimin dhe marrëdhëniet në vendin e punës. Ky studim ka pasur për qëllim të analizojë ndikimin e mbështetjes ndërkolegiale në shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve. Duke përdorur analizën e korrelacionit dhe regresionit, janë vlerësuar lidhjet midis mbështetjes ndërkolegiale dhe faktorëve si stresi, kënaqësia dhe gjendja psikologjike e punonjësve. Rezultatet treguan se mbështetja ndërmjet kolegëve ka një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies. Gjithashtu, u pa se faktorët si gjinia, niveli i arsimimit dhe përvoja e punës ndikojnë në shëndetin mendor, ku arsimimi dhe përvoja dolën me ndikim më të madh pozitiv. Ky punim thekson rëndësinë e krijimit të një mjedisi pune të bazuar te mbështetja dhe bashkëpunimi ndërmjet kolegëve, duke ndikuar në rritjen e kënaqësisë dhe angazhimit të punonjësve. Studimi sugjeron që organizatat të investojnë në aktivitete dhe trajnime që forcojnë marrëdhëniet ndërkolegiale dhe përmirësojnë kulturën e punës, duke e parë shëndetin mendor si një prioritet strategjik për suksesin afatgjatë.
Institution: AAB College
Language: Albanian
Field: Medicine
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224985934
Cites: 33
Cited by:
Related to: 10