Year: 2024
Type: article
Abstract: Kur bëhet fjalë për aktivitetet e përditshme, elektriciteti është i domosdoshëm. Ndjekja dhe monitorimi i konsumit të elektricitetit është shumë i rendësishëm pasi lidhet direkt me financat e gjithëkujt. Nisur nga kjo problematikë kemi bërë hulumtime të ndryshme për një zgjidhje inovative, por nga ana tjetër të thjeshtë dhe aksesueshme nga gjithkush, si dhe me kosto të ulët. Ky studim finalizohet me ndërtimin e një prototipi që lejon përdoruesit të monitorojnë dhe lexojnë konsumin e energjisë ne kohë reale përmes internetit duke automatizua procesin. Studimi synon të automatizojë monitorimin e konsumit të energjisë elektrike në shtëpi. Përdoruesi mund të aksesojë të dhënat në kohë reale përmes një faqeje që bën të mundur vizualizimin e një database në të cilën ruhen të dhënat që duam të shohim, kjo faqe aksesohet lehtësisht nëpërmjet smartphone ose pajisjeve të tjera si tablet, pc, etj. si dhe mundëson vlerësimin në kohë afatgjata mbi konsumin e kryer. Është përdorur mikrokontrolleri ESP32 për procesimin e të dhënave dhe komunikimin me internetin si dhe një modul multimeter AC/DC për të matur tensionin, rrymën dhe llogaritur fuqinë e konsumuar. Të dhënat ruhen në një bazë të dhënash dhe mund të shihen në një panel kontrolli të thjeshtë edhe në distance falë aksesit në internet. Projekti ofron një zgjidhje të thjeshtë dhe efikase për monitorimin e energjisë elektrike me kosto të ulët dhe në të njëjtën kohë jep një zgjidhje teknologjike inovative dhe moderne.
Source: Optime
DOI: 10.55312/op.vi1.5905
Authors: Orgest Rrushi, Aurela Qamili
Institution: Albanian University
Language: Albanian
Topic: IoT-based Smart Home Systems
Subfield: Electrical and Electronic Engineering
Field: Engineering
Domain: Physical Sciences
Open Access status: diamond
OpenAlex ID: W4405353333
