Year: 2024
Type: article
Abstract: Miqësia e Ihsan efendiut me Mehmet Akifin, dashuria dhe respekti i tij për Akifin, është shndërruar në një shembull mirënjohjeje. Ky respekt i ndërsjellë, është parapëlqyer edhe nga bashkëmoshatarët e tij, si dhe është çmuar nga gjeneratat pasardhëse. Falë kësaj miqësie, Mehmet Akifi, ka mbledhur fuqinë për t'u ndarë nga Kajroja dhe për të marrë rrugë për në Stamboll, në një gjendje të keqe shëndetësore, në mënyrë që frymën e fundit ta marrë në vendlindje: por duke ia besuar këtij miku të ri, besnik dhe me karakter të fortë, përkthimin e tij të Kuranit. Por kjo miqësi e pashembullt, nuk mund të reduktohet vetëm në çështjen besimit për t'ia lënë përkthimin Kuranit. Duhet pasur parasysh që Akifi, poeti i madh i kombit turk, autori i Epopesë së dëshmorëve të Çanakalasë dhe të Marshit të pavarësisë, njëri prej figurave simbolike të Luftës së çlirimit kombëtar, bashkë me Ihsan efendiun, që atë kohë ishte një studiues i ri nja Jozgati, bashkërisht ndienin mallin për vendlindje në mërgimin e përbashkët, mërgim ky të cilin e kishin zgjedhur me vullnetin e lirë të tyre.
Source: Studime Orientale
DOI: 10.63161/so.vi6.5609
Author: Ekmeleddin Ihsanoğlu
Language: Albanian
Subfield: Literature and Literary Theory
Field: Arts and Humanities
Domain: Social Sciences
Open Access status: bronze
OpenAlex ID: W4407807828
