Work

Anton Çetta: intelektuali dhe misionari i paqes

Year: 2025
Type: book-chapter
Abstract: Çetta është figura që bashkon lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe çrrënjosjen e këtij fenomeni me mbledhjen, studimin e publikimin e letërsisë gojore të Kosovës, kryesisht Dukagjinit, por edhe të shqiptarëve të Maqedonisë e Malit të Zi.Në këtë punim ne kemi bërë një trajtim të përmbledhur të figurës së Anton Çettës, duke e parë në dy këndvështrime: si intelektual dhe misionar.Kemi marrë në shqyrtim pajtimin e gjaqeve në Kosovë.Kjo nisëm, në krye të së cilës në vitin 1990 vihet Anton Çetta, arriti të kthejë shpresën e jetës mes mijëra familjeve shqiptare.Anton Çetta u kthye në "plakun e urtë" që dëgjohej nga të gjithë.Si njohës shumë i mirë i letërsisë gojore, ai e dinte mjaft mirë se plaku i urtë është imazhi mental me anë të të cilit mund të lexohej dhe të ndryshohej mendja e individit duke përdorur kodet etnografike të të folurit dhe ritualet e ngulitura në kulturën kolektive të kallzimeve që janë transmetuar përmes mekanizimit gojor nga njëri brez në tjetrin.Çetta dukej se kishte ardhur nga krijimtaria popullore, për një mision historik, siç ishte pajtimi i gjaqeve. Fjalë kyçe: Anton Çetta,
Language: Albanian
Open Access status: hybrid
OpenAlex ID: W4409412751
FWCI:
Cites: 1
Cited by:
Related to: 9