Year: 2022
Type: article
Abstract: Punim studimorSiç dihet, në themel të leksikut të gjuhës së sotme letrare shqipeedhe për arsye historiko-gjuhësore të zhvillimit të saj -janë bashkëmarrëdhëniet gjuhë letrare (standard) -ligjërim popullor (të folme).Në studimin e tij të gjatë, "Baza popullore e gjuhës letrare shqipe dhe i ashtuquajturi purizëm", profesor Androkli Kostallari thotë: "Duke ruajtur nëpër shekuj strukturën fonetike e gramatikore, fondin themelor leksikor, strukturën e mjetet fjalëformuese me vlerat reale e potenciale të tyre dhe me prirjet themelore të evoluimit të tyre, baza popullore ka luajtur e luan një rol vendimtar e shumë aktiv edhe për përhapjen e zhvillimin e pasurimin e gjuhës letrare njëformëshe e të përbashkët, e cila, jo vetëm është kristalizuar si e tillë duke u mbështetur në tërë sistemin e vet te kjo bazë shumë e gjerë dhe e thellë, por edhe është ushqyer e ushqehet pandërprerë prej saj". 1 Gjuha letrare dhe të folmet e shqipes përbashkohen në gjuhën e njësuar letrare.Ky përbashkim, siç e argumenton profesor Kostallari, është te struktura gramatikore dhe te fondi i përgjithshëm leksikor.Njëherësh, ky përbashkim nuk i përjashton zhvillimet tej bazës.E, mu te ----
Source: Gjurmime Albanologjike
Author: Hajri Shehu
Language: Albanian
Subfield: Language and Linguistics
Field: Arts and Humanities
Domain: Social Sciences
Open Access status: bronze
OpenAlex ID: W7202340260
