Work

Itaka – një simbol i madh ballkanik (Lum ai që si Uliksi kthehet në shtëpi)

Year: 2020
Type: article
Abstract: Itaka, ishull në Greqi, në Gadishullin Ballkanik, njihet si vendlindja e heroit të Homerit, Odiseut. Falë veprës së Homerit dhe posaçërisht poemës Odiseja, ajo u bë një simbol universal. Itaka si temë ka shtrirje të gjerë në letërsinë moderne të Ballkanit dhe Evropës. E gjejmë te romani Uliksi i Xhojsit, në poezinë e Kavafisit, të Ricosit, Brodskit, Hjuzit dhe Soreskut, por edhe në dramaturgjinë bashkëkohore. Tema e Itakës është e pranishme edhe në poezinë e sotme shqipe, ku trajtohet në mënyra të ndryshme te poetë si Camaj, Londo, Zhiti, Arapi, Islami etj. Në vargjet e poetëve shqiptarë Itaka sintetizon vizionin e atdheut, vendlindjes, gruas dhe posaçërisht të dashurisë së pashuar të njeriut për vendin ku ka bërë hapat e parë në jetë. Krijues dhe studiues të ndryshëm e kanë quajtur Odisenë “ep i mallit”, kurse Itakën simbol letrar me ndikim në formimin e identitetit të njeriut perëndimor. Uliksi dhe Itaka janë një binom i pandarë. Penelopa është nyja që i lidh ata. “Çdo njeri ka Itakën e vet”, thotë poeti. Si e tillë, kjo figurë bëhet paradigmë e ekzistencës njerëzore dhe simbol i gjakimit të përhershëm të shtëpisë, pragut të derës, shtratit dhe gruas.
Author: Agim Vinca
Language: Albanian
Open Access status: bronze
OpenAlex ID: W7204548904
FWCI:
Cites:
Cited by: 1
Related to: 9