Work

Tensioni disonant dhe gjuha e sugjestionit në poezinë e Martin Camajt

Year: 2020
Type: article
Abstract: Poezia e Martin Camajt shenjon një sistem tërësisht të veçantë poetik, të kultivuar lirisht sipas gjedhes së modernitetit evropian dhe jo nën presionin e censurës ideologjike politike. Camaj e shtrin komunikimin në pafundësi rrjetesh strukturore e ideore. Poezia e Martin Camajt karakterizohet nga prania e kapërthimeve të dy përbërësve, realiteteve dhe tipareve që bashkëjetojnë së bashku, pavarësisht antagonizmit të tyre. Kjo dikotomi është e kudogjendshme, në shprehjen e kompozimin poetik dhe në planin e përmbajtjes. Në aspektin formal, nëse do t'i përimtonim disa nga tipologjitë e dikotomive, ato do të shfaqeshin në sintetizimet e gjuhës me letërsinë, të lirikës me epiken, të vargut të rregullt me vargun e lirë, të ritmit me aritminë dhe me hibridizimin e zhanrit të prozës me poezinë. Errësimi i shprehjes gjuhësore gjeneron shumëngjyrësi rrafshesh interpretuese dhe qasja subjektive përligjet në çdo grimcë të tekstin poetik. Kjo formë e të komunikuarit mund të jetë rezultat i pavetëdijshëm i marrëdhënies reale inekzistente mes autorit e lexuesit, marrëdhënie që buthtohet edhe në planin estetik. Ngarendja drejt përsosmërisë së shprehjes poetike, fjalorit dhe strukturës poetike në përgjithësi, ia ka zbehur fuqinë pikëtakimeve konkrete me lexuesit, duke ndërtuar një marrëdhënie racionale e njëherësh paradoksale, sepse kuptimi i përftuar prej lexuesit vështirë përputhet me atë të autorit.
Author: Jolanda Lila
Language: Albanian
Open Access status: bronze
OpenAlex ID: W7204589598
FWCI:
Cites:
Cited by:
Related to: 10