Work

Ndërlidhja në mes burnout-it profesional dhe mbingarkesës në punën e Infermierëve

Year: 2026
Type: dissertation
Study design: Observational Study
Abstract: Ky studim synon të hulumtojë ndërlidhjen ndërmjet mbingarkesës në punë dhe djegies profesionale (burnout) tek infermierët në institucionet shëndetësore në Kosovë, si dhe ndikimin e këtyre fenomeneve në cilësinë e shërbimeve infermierore. Burnout-i profesional përfaqëson një sindromë psikologjike të lidhur me stresin kronik në vendin e punës dhe karakterizohet nga lodhja emocionale, depersonalizimi dhe ndjenja e ulët e arritjes personale. Në profesionin e infermierisë, ky fenomen paraqitet shpesh si pasojë e ngarkesës së lartë të punës, mungesës së stafit, orareve të zgjatura dhe mbështetjes së pamjaftueshme organizative. Studimi është realizuar përmes një qasjeje kuantitative, me dizajn përshkrues dhe korrelativ. Mostra përbëhet nga 100 infermierë të punësuar në institucione publike dhe private shëndetësore në Kosovë. Për mbledhjen e të dhënave është përdorur një pyetësor i strukturuar, i cili përfshin versionin e shkurtuar të Maslach Burnout Inventory për matjen e djegies profesionale, Ëorkload Scale for Nurses për vlerësimin e mbingarkesës në punë, si dhe pyetje shtesë për perceptimin e cilësisë së kujdesit infermieror. Analiza e të dhënave është realizuar përmes programit SPSS, duke përdorur analiza deskriptive dhe inferenciale. Rezultatet e pritura pritet të dëshmojnë ekzistencën e një lidhjeje statistikisht domethënëse ndërmjet mbingarkesës në punë dhe djegies profesionale, si dhe ndikimin negativ të këtyre faktorëve në cilësinë e shërbimeve infermierore. Gjetjet e studimit synojnë të kontribuojnë në pasurimin e literaturës vendore dhe të shërbejnë si bazë për hartimin e politikave institucionale dhe strategjive parandaluese që promovojnë mirëqenien psikologjike të infermierëve dhe përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Institution: AAB College
Language: Albanian
Field: Medicine
Open Access status: green
OpenAlex ID: W7224985334
Cites: 12
Cited by:
Related to: 10